Saturday, November 13, 2010

Poeti i Shquar: XHEVAHIR SPAHIU

Tani, që të dy volumet poetike “Udha”, i kam pjesë të biblotekës sime, besoj se kam arritur të njihem me përmbajtjen dhe filozofinë e krijimtarisë poetike të Akademikut Xhevahir Spahiu, poeti i shquar shqiptar.



Duke njohur e studjuar këtë përmbledhje me poezi,
                                       të shkruara për një periudhë kohore të gjatë,
                                       me tematikë të gjërë ideore-sociale-filozofike,
                                       mësojmë se botimi “Udha”
                                       na prezanton një kuptim e përmbajtje të thellë
                                       shoqërore dhe atdhetare.


Poezitë e Xhevahir Spahiu-t,
                              të shkruara me një stil thellësisht orgjinal,
              specifikojnë dhe ngrenë “shtatin e tij të lartë” poetik,
                         si dhe pasqyrojnë reagimin apo synimin e poetit
              vetëm në dobi të përparimit e nderimit të Shqipërisë,
       njëherazi edhe për përparim e nderimin e jetës.

“Udha” e poetit tonë, emocionalisht për mua ka edhe një simbolikë tjetër, autografet e shënuara në të dy volumet. Ato autografe,
                                      përmbajnë atë kuptim,
                                  mënyrë e dashuri njerëzore,
si di e dëshiron të shkruajë për më të rinjtë,
mendja, zemra dhe dora e poetit Akademik.

Të dy autografet e tij, për veprimtarinë time kulturore e atdhetare,
janë një kujtim por edhe këshilla miqësore e një profesori.


Dy volumet poetike “Udha”, i mbaj në raftin më me dritë të biblotekës sime,
                                                              edhe në respekt e admirim për nënën time,
                                                  mësuese e gjuhës së shenjtë dhe letërsisë Shqipe,
                                                          studjuese e veprës së poetit Xhevahir Spahiu.


Xhevahir Spahiu – poeti:
                                  mendje ndritur,
                                        gojёmjaltё,
                               fjalё stolisur si ai
   gjithmonё nё dashuri me tё vёrtetёn.


Njё jetё nё poezi, nё hap me ritmin e kohёs, por pёrherё
                                                                                         mё e madhe,
                                                                                           më e rëndë,
                                                        e më e dukshme se e pёrditshmja,
                                               e pakrahasueshme me tё pёrkohshmen.


U jam mirёnjohёse prindёrve qё mё kanё prezantuar qё nё fillimet e jetёs sime me veprёn e Akademikut Xhevahir Spahiu, i cili:
                                     me fjalёn e tij,
                                        me rrёfimet,
                         krijimet, dhe tregimet


                                        i jep fuqi shpirtit arbëror,
                    kudo gjendet ai në truallin stërgjyshor,
në Shqipëri, në Kosovë, në Maqedoni, në Mal te Zi,
                                                           apo diku larg,
         shtegëtar anembanë botës mëmë e gjithësisë.
duke na ftuar nё meditim:
                                        pёr çka jemi,
                                 çka pёrfaqёsojmё,
                  çka shohim, çka pёrjetojmё,
                                 dhe si të reagojmё.

Poeti Xhevahir Spahiu,
                                     flet nё shqipen e bukur e të shenjtë
                                me një tingull e muzikalitet që kumbon
                                               me një krenari “Tomorriane”
                                      por, nё një gjuhё qё nuk njeh kufij.


Ai flet jo vetёm pёr njё gjeneratё,
                        pёr njё fraksion kohe,
                              apo pёr njё ndjenjё tё vetmuar.


Poeti Spahiu, flet:
                      me forcёn e vёrtetёsisё,
          duke iu kërcënuar gёnjeshtrёs,
                  mashtrimit, tё vdekshmes.


Kushdo që njihet me veprёn e Poetit Xhevahir Spahiu, kupton se jeta mund tё mos ketё fund asnjёherë, vetëm nёse:
                                                            jetohet pa frikë,
                                                                  pa ndrojtje,
                          dashuri të prekshme ose ёndёrrimtare,
                                     por gjithësesi, vetёm tё vёrtetë.


Me organizatën kulturore “Eurynome Co”, që unë e kam ngritur dhe e drejtoj, kam realizuar deri sot disa veprimtari të sukseshme për Shqipёrinё - vendlindjen time.


Ndër to, dy veprimtaritë kulturore e atdhetare të realizuara deri në këtë moment të jetёs time në Tiranë, do të mbeten edhe më mbresëlënëse dhe emocionuese:


1. Përkthimi në gjuhën Shqipe, botimi dhe përurimi i librit “Zonja Lane për Shqipërinë”, më 14 dhjetor 2007, tek salla “Red room” Tirana International Hotel.


Ky libër për Shqipërinë, i shkruar nga amerikania Rose Wilder Lane, me titullin “The Peaks of Shala”, është botuar në vitin e largët 1923, në New York dhe Londer.


2. Sjellja e kompozitorit amerikan Alvin Singleton, në Tetor 2008-të në Tiranë, me projektin “music of our time”.


Maestro Singleton dhe Avokate Lisa Cooper, pas aktiviteteve në Radio Tirana, T.V.SH., Akademinë e Arteve, Muzeun Historik Skenderbeu e Etnografik, Krujë dhe Amfiteatri Durrës, premtuan me dëshirë të zjarrtë se kudo të jenë në Amerikë e tjetër vend në botë, do të angazhohen si Ambasador të Shqipërisë.


Të dy këto aktivitete, i kemi përgatitur me piktorin nga Prishtina, Adrian Morina dhe në bashkëpunim me bankieren, Jonida dhe studentin Dritan Molla.


Por, në të dy aktivitet e realizuara në Tiranë, kemi qënë të nderuar që kemi patur drejtues nderi e të pranishëm, Poetin e shquar Xhevair Spahiu.


Në Tiranë, më 17-të Tetor 2008, në mbrëmjen time të parë si menaxhere arti e kulture, kam qëndruar në krahë të poetit të Xhevair Spahiu dhe miqve të tjerë muzikantë e krijues arti, profesorë, diplomatë, juristë e doktorë, inxhinjerë e sipërmarrës.


Në mes tyre, Shkëlqesia e Tij, John Withers II-të, Ambasadori i Amerikës, qëndronte i respektuar nga të gjithë të pranishmit, autoritetet e RTSH dhe të Ministrisë së Jashtme.


Prezenca e Zotit Withers në koncertin “Singleton në Tiranë”, shënoi evenimentin e vizitës së parë të një Ambasadori Amerikan në Radio Tirana, një simbol i kulturës shqiptare.

Veprimtaritë e kësaj mbrëmje në hollin “Gjon Simoni” dhe vilën “Ambassador”, i kam përjetuar me admirim e një nderim të pakufi për secilin mik, pjesmarrës, dhe Shqipërisë së bukur.


Por, fjalët dhe ligjërata e Poetit, në këtë mbrëmje si edhe gjatë darkës së shtruar pas koncertit “Singleton në Tiranë”, nё bashkёbisedime e dolli me miqtë e nderuar, na kanë përcjellë:
                                         mendime me tematikë,
                               traditën mikpritёse Shqiptare
                             të trashёguar nga brezi nё brez,
                      dashuri për kolegët e të gjithë miqtë,
               respekt e vёmendje ndaj mikut amerikan,
                              Alvin Singleton dhe Zonjës së tij.


Portreti i Poetit tonë Xhevahir Spahiu, për të gjithë pjesmarrësit ka mbetur ashtu siç ai është, i thjeshtë, miqësor dhe i afërt.


Poeti Xhevahir Spahiu, edhe nga Avokatja amerikane e kompozitori Singleton i mirënjohur në skenat dhe akademitë e muzikës Amerikane e asaj Europiane, u kristalizua duke u njohur e vlerësuar me admirim, si:
                                                                                 njё njeri i vërtetë e fisnik,
                                                                                            një qytetar krenar,
                                                                        jo vetёm pёr identitetin shqiptar
                                                                 por edhe pёr atё çka ёshtё njerёzore
                                                                                            dhe e pavdekshme.


Doriana S. Molla
New York, Tuesday, August 4, 2009